Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një të mitur, e cila ishte nën moshën 16-vjeçare.
Policia thotë se viktima është strehuar në strehimore, ndërkohë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Kllokot.
“Njësitë e hetuesisë më 15.10.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.