![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/06/bashkejetojne-prej-muajsh-mikela-pupa-paska-gjetur-dashurine-video_647864e95d28c.png?resize=941%2C600&ssl=1)
Kemi të reja nga Mikela Pupa.
Ish-konkurrentja e Për’puthen dhe Big Brother VIP po kalon një fazë shumë të lumtur në jetën personale. Ajo ka zbuluar së fundmi jo vetëm se ka gjetur dashurinë por edhe se lidhja e tyre është serioze dhe ka nisur bashkëjetesën.
E ftuar në Për’puthen në rolin e opinionistes Mikela deklaroi se ka tre muaj që bashkëjeton me partnerin e saj me të cilin dikur ka qenë mikeshë. Ajo tha se ai i fal qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara.
“Jam me dikë që është shumë i urtë, është shumë i dashur dhe më fal atë qetësinë që nuk e kisha gjetur kurrë më përpara. Po bashkëjetoj më dikë. Kemi shumë kohë që njihemi, kemi qenë shumë shokë më përpara dhe që po bashkëjetojmë kemi vetëm tre muaj.“-tha ajo.