Lajme

​Bashkëpunimi në drejtësi, Memli Krasniqi takon ministrin danez Hummelgaard

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi priti sot në takim ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin në drejtësi, zhvillim ekonomik, arsim dhe shëndetësi.

Përveç bashkëpunimit në fushën e drejtësisë përmes Traktatit Kosovë- Danimarkë, i cili parasheh shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të dy vendet tona duhet të thellojnë bashkëpunimin përmes marrëveshjeve bilaterale edhe në fushën e zhvillimit ekonomik, arsimit dhe shëndetësisë, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.

Krasniqi ka thënë se Kosova është mirënjohëse për kontributin e Danimarkës në etapat e shtet-ndërtimit.

“Ministrin Hummelgaard e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij e të Danimarkës për vendin tonë”, ka përfunduar ai.