Mateo Deda, djali i Julian Dedës dhe nipi i aktorit të madh, të ndjerit Zef Deda, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë sportdashësve me golin nga një distancë prej 25 metrash.
E sigurisht newsport s’mund të qëndronte pa i bërë një artikull super golit të talentit të familjes Deda. Krah dhjetra komenteve, ka qenë dhe ai i gjyshes së Mateos, Rozi Deda e cila nuk e ka fshehur aspak krenarinë që ndjen për nipin e saj.
“Super gol të ishte gjyshi gjallë do të kënaqej shumë, por gjithsesi Mato e çoj mendjen te gjyshi sikur po e shihte nga lart dhe e bëri gol fantastik. Bravo moj nana!”, shkruan ajo krah komenteve të lajmit të newsport.al
Deda ‘Junior’ është pjesë e Tiranës U-16 dhe gjithashtu lojtar i ekipit Kombëtar në këtë grupmoshë. Mateo ka zhvilluar një ndeshje me përfaqësuesen kuqezi dhe ka shënuar një supergol nga goditja e dënimit.
Nga një distancë prej 25 metrash, Deda dërgoi topin në cepin e portës dhe shënoi një gol mjaft të bukur që vjen si ‘përshëndetje’ në kujtim të gjyshit të tij i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.
NewsBomb