Lajme

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se janë liruar me kusht edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu.

Sipas gjykatës, mbajtja e tyre në paraburgim më nuk ishte e arsyeshme.

“Ndër faktorë të tjerë, Gjykatësi mori parasysh se koha që z. Smakaj dhe z. Fazliu kanë kaluar deri tani në paraburgim tejkalon dënimin minimal që do të merrnin sipas ligjit në qoftë se do të shpalleshin fajtorë. Gjykatësi mori parasysh gjithashtu se faza e paraqitjes së provave në çështjen gjyqësore Prokurori iSpecializuar k. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit tashmë ka përfunduar dhe se nuk ka gjasa që ndonjë veprim i mundshëm pengimi i tentuar nga z. Smakaj ose z. Fazliu të mos zbulohet. Gjykatësi konstatoi gjithashtu se nuk ka rrezik që z. Fazliu dhe z. Smakaj të arratisen, sidomos duke pasur parasysh shumën e dorëzanisë financiare të ofruar prej tyre, të cilën do ta humbisnin në rast se arratisen. Z. Smakaj dhe z. Fazliu mbeten të akuzuar”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

Haxhi Shala u lirua me kusht, Specialja jep detaje

Të Ngjashme