BBV

Bastisjet në Prizren, arrestohet djali i Nait Hasanit

Art Hasani, djali i Nait Hasanit, dyshohet se është në mesin e të arrestuarve në aksionin e gjerë të Prokurorisë Themelore në Prizren kundër keqpërdorimit të votave.

Hasani është ndaluar të premten me urdhër të Prokurorisë.

Media merr vesh se djali i ish-deputetit dyshohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj të enjten Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”, e paraparë me nenin 217 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda”, thuhej në njoftim.

Të Ngjashme