ShowBizzz

Bay T akuzon rëndë Drilonin “Mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht”

Reperja Bay T ka reaguar sërish publikisht ndaj Drilon Ramës, pas disa ngjarjeve që kanë marrë vëmendje në rrjet.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo vendos të thyejë heshtjen, duke sqaruar anën e saj dhe duke i dhënë një përgjigje të qartë komenteve që janë bërë së fundmi.

Postimi i saj, i drejtpërdrejtë dhe emocional, hedh dritë mbi prapaskena të marrëdhënies me ish-banorin e Big Brother VIP Kosova 3, duke treguar se ajo ka qëndruar në heshtje edhe kur ka mësuar për gjëra të rënda.

Megjithatë, pas komenteve publike të Drilonit dhe vëmendjes që morën, ajo ka ndjerë se është momenti për të folur.

Postimin e ndiqni më poshtë:

“U detyrova me ndërhy pas shumë mesazheve që mora, edhe pse nuk jam tipi që merret me këso gjërash.
Ama.
S’kam folur kurrë – as brenda, as jashtë. Kam besuar sinqerisht në çdo fjalë, në çdo ‘pëlqim’ tëndin. Edhe kur mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht, nuk reagova.

Por sot, ti guxon me u mundu me më ul publikisht – si femër?

Jo se më prek, por tash po e kuptoj çka janë në gjendje më ba njerëzit kur kanë nevojë për pak vëmendje.

Kepërdore mirësine time – por unë kurrë se kam ulur veten në nivelin tënd. Sidomos duke e ditur në çfarë bote po jetojmë, ku zakonisht fajin gjithmonë e han femra.

Unë po vazhdoj me jetën time – me kokën lart e zemrën e pastër.

Natën e mirë”.

ks