Lajme

Baza e prostitucionit në Durrës, prangoset shijaksi që “punonte” vajzat nga Barcelona

Ismet Zoto, një 39 vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se kishte sjell në Shqipëri vajzën 23 vjeçare nga Venezuela dhe katër të tjera nga Barcelona, të cilat i shfrytëzonte për prostitucion në një godinë shërbimi në qytetin bregdetar.

Lajmi bërë bujë ditë më parë, kur i riu nga Shijaku hodhi nga kati i dytë i “hotelit” vajzën nga Venezuela. AI u procedua penalisht, ndërsa 23 vjeçarja dhe të tjerat nga Barcelona u shoqëruan në Policinë e Durrësit ku kanë pranuar se ushtronin prostitucion.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.

Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Vajza nga Venezuela qe u hodh nga hoteli ne Durres
Vajza nga Venezuela qe u hodh nga hoteli ne Durres

Revista Newsbomb.al. në numrin e fundit të saj të dalë në treg në datë 20 Mars, ka zbardhur detaje nga kjo bazë prostitucioni e paligjshme në qytetin bregdetar.

Përveç më të voglës, shtetases me leje qëndrimi spanjolle Yeniffer Lopez, vajzat e tjera mbër – ritën në Shqipëri në 5 shkurt të këtij viti, sipas verifikimeve të sistemit TIMS. Ka komunikim të vazhdueshëm mes tyre dhe Lopez mblodhi grupin në Durrës për të filluar një aktivitet shumë fitimprurës dhe të palejuar në Shqipëri.

Luiza Ordones, Crisderlin Perez dhe Witza del Carman Velare Pulido u kanë pranuar punonjësve të policisë së shtetit se që kur kanë ardhur në Shqipëri në mes të muajit shkurt të këtij viti, kanë hapur menjëherë një profil personal në faqen escorta.com, duke vendosur një numër telefoni joshqiptar, e duke komunikuar me klientë të ndryshëm.

“U ofrojmë shërbime seksuale me pagesë” u ka pranuar vajza 27 vjeçare punonjësve të policisë në prani të avokatit mbrojtës dhe një përkthyesi zyrtar të shtetit. “Jam e pavarur në punën time. Nuk më menaxhon kush”, ka shtuar vajza, me natyrshmëri dhe krejt e lirshme, pa pasur asnjë frikë për ndonjë pasojë të mundshme nga deklarimi i dhënë.

“Të gjitha paratë që fitoj nga ky aktivitet ia dërgoj familjes” vazhdon ajo për “të larë ndërgjegjen” nga vepra penale e kryer dhe për të justifikuar prostitucionin. Të njëjtën gjë si Luiza, u thanë oficerëve të policisë edhe dy shtetaset e tjera, Witza Del Carman Valera dhe Crisderlin Detsanez Cuellar Perez. Edhe këto të dyja kishin hapur faqet e tyre personale në faqen escorta.com, dhe prej andej komunikonin me klientë, për t’u ofruar atyre shërbime seksuale me pagesë.

“Jemi të pavarura, nuk na detyron kush të bëjmë këtë punë”, thanë ato përpara oficerëve. Gjithë deklarimet duket se ishin të koordinuara për të mos lënë asnjë hapësirë të mendohej se kishte një menaxhim, apo menaxher, që u mundësonte vajzave aktivitetin, klientët, apo edhe gjetjen e drogës, pavarësisht se autoritetet policore nuk morën për bazë me symbyllur thëniet e tyre, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë.

Gjithçka që thanë vajzat për faqet e tyre personale në profilin escorta.com, u verifikuan. Uniformat blu e hapën “kqyrën” faqen dhe identifikuan se vajza Paola në këtë faqe ishte Luisa Ordonez. Ndërsa vajza me emrin Rosalinda ishte Crisderlin Perez.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo