Bota

BBC planifikon të pushojë nga puna 500 punonjës

Kompania britanike e medias BBC njoftoi se planifikon të pushojë nga puna 500 punonjës deri në fund të marsit 2026 si pjesë e një plani të madh të transformimit ekonomik.

Me rastin e publikimit të raportit të saj vjetor, BBC tregoi se fuqia punëtore e saj kishte rënë me gati 2000 vende pune, ose dhjetë për qind, në pesë vitet e fundit.

“Deri në fund të marsit 2026, ne presim një reduktim prej rreth 500 vendeve të punës”, tha BBC në një deklaratë.

Përveç planit vjetor të kursimeve prej 594 milionë eurosh, i cili ishte shpallur dy vite më parë, BBC po zbaton një plan shtesë për uljen e shpenzimeve në 237 milionë euro, të cilin e shpalli marsin e kaluar.



/tiranapost