Kristi Lamaj është futur sërish ditën e sotme (e mërkurë) në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ish-banori është rikthyer në shtëpinë më të madhe në Shqipëri nga muri rrethues, njësoj si dalja e tij.
Kjo ka ardhur si pasojë e një sfide që Vëllai i Madh ka dhënë për banorët.
Ata nuk duhet të reagojnë për këtë sfidë, ndërsa ishte edhe Seno Fishta ai që u rikthye në shtëpi.
Një lajm ndërkaq për DJ Gimbon u shfaq në ekran, edhe pse nuk pati reagim as nga Selin e as nga të tjerët.
Sfida do të zgjasë deri të shtunën, në spektaklin e ardhshëm të këtij reality show.
Kanë mbetur edhe pak javë deri në fund të këtij programi, edhe pse nuk ka akoma datë zyrtare të finales.
