Bota

BE hap negociatat për Ukrainën dhe Moldavinë

Liderët e BE kanë vendosur këtë të enjte të hapin negociatat e pranimit në Union me Ukrainën dhe Moldavinë.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hap negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë,” , tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një postim në Platformën X.

Ai gjithashtu u shpreh se Këshilli Evropian ka vendosur t’i japë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat dhe se BE-ja do të fillojë negociatat me Bosnje-Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e pranimit, ndërsa i ka bërë thirrje Komisionit të paraqesë një raport deri në mars me qëllim të marrjes së një vendimi të tillë.

Për këtë vendim, ka reaguar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili e konsideroi këtë si një rezultat që arrihet nga ata që nuk lodhen kurrë duke luftuar. Ndërsa përgëzoi të gjithë ukrainasit për lajmin.



/tiranapost