Lajme

BE kërkon të mos ushtrohet ndikim ndaj KGJK-së në vendimmarrje

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje subjekteve politike të mos ushtrojnë presion ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës në vendim marrjen e saj.

Ky reagim i tyre vije në kohën kur KGJK pritet të marrë vendim lidhur me prokurorët nga komuniteti serb të cilit dhanë dorëheqje në vitin 2022.

“BE-ja në Kosovë u bën thirrje të gjitha subjekteve politike të përmbahen nga ushtrimi i presionit ndaj Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe anëtarëve të tij në procesin e vendimmarrjes. Një sistem gjyqësor i pavarur, i paanshëm dhe apolitik është thelbësor për sundimin e ligjit në BE dhe në Kosovë”, thuhet në reagim.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, në një postim në Facebook ka shkruar se “ka dyshime se 5 anëtarë shqiptarë të KGJK-së po synojnë t’i kthejnë në punë gjyqtarët e Vuçiqit”.

“Gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqjen me urdhrin e Vuçiqit.  Tash të njëjtit – prapë me urdhër të Vuçiqit – po kërkojnë të kthehen në detyrë pa asnjë procedurë! Ka dyshime se 5 anëtarë shqiptarë në KGJK po synojnë t’i kthejnë në punë këta gjyqtarët e Vuçiqit, edhe pse është komplet e kundërligjshme. E kanë obligim ligjor e moral që dorëheqjet të procedohen sa më shpejtë te Presidentja”, ka shkruar ajo.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka dekretuar lirimin e shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të Këshillit Prokurorial për moskthimin e tyre në punë.

Ky vendim ka ngjall reagime nga BE dhe ambasadat e bllokut evropian në Kosovë dhe ambasada britanike.

 

Të Ngjashme