ShowBizzz

Beatrix & Alban Ramosaj ndajnë lajmin e mirë mes betejës së mamasë së tyre me kancerin

Beatrix dhe Alban Ramosaj, kanë ndarë me ndjekësit një lajm të mirë dhe emocionues në lidhje me betejën e nënës së tyre, Antigone Ramosaj, me kancerin.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ata bënë të ditur se nëna e tyre ka përfunduar zyrtarisht kimioterapinë dhe radioterapinë.

Dyshja e përshkruan udhëtimin si jashtëzakonisht të vështirë, duke treguar sfidat emocionale dhe fizike që familja ka përballuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Përmes postimit, ata u shprehen të mirënjohur dhe optimistë, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit dhe momenteve të çmuara me të dashurit në periudha kaq të vështira.

Ata njoftuan gjithashtu se në muajin mars, nëna e tyre do të ketë skanimin e parë pas përfundimit të terapive, dhe shpresojnë që rezultatet të tregojnë një shërim të plotë.

“Përqafimi për të cilin jemi lutur. Ka qenë një udhëtim i vështirë, i vështirë për t’u përshkruar me fjalë, por mirënjohja dhe optimizmi mbizotërojnë. Edhe pse kjo sfidë e vështirë është afër për t’u përfunduar, na kujtohet se jeta është e shkurtër dhe të jetuarit… dhe të mbajturit të dashurit tanë çdo moment është një dhuratë dhe një privilegj. Nëna ka përfunduar zyrtarisht kimioterapinë dhe terapinë me rreze, kështu që sot e festojmë këtë; nesër dhe çdo ditë që kemi mundësinë të jemi afër teje. Deri në mes të marsit, ajo do të ketë skanin e parë kontrollues pas terapive që ka ndjekur, dhe ne shpresojmë, lutemi dhe e manifestojmë që rezultati të jetë rikuperim i plotë nga kjo sfidë. Të duam shumë, nënë, Antigone Ramosaj”, kanë shkruar dyshja në postimin e tyre emocionues.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X 🧿 (@beatrixramosaj)




Të Ngjashme