ShowBizzz

Bebe Rexha nominohet në kategorinë “Best Dance”/ Hiti “New Religion” përballë yjeve të muzikës ndërkombëtare

Bebe Rexha ka siguruar një nominim të rëndësishëm në edicionin e këtij viti të MTV Video Music Awards. Ajo është nominuar në kategorinë “Best Dance” për këngën “New Religion”, në bashkëpunim me grupin britanik Faithless.

Përballë Bebe Rexhës qëndrojnë emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare si Harry Styles ,Lady Gaga,Doechii,Madonna e të tjerë. Në krye të listës së nominimeve është Madonna,Taylor Swift,Ariana Grande dhe Sabrina Carpenter.

Të lidhura

None found

Ceremonia për vitin 2026 do të mbahet më 27 shtator, në Peacock Theatre në Los Angeles për herë të parë pas vitit 2017.

Për Bebe Rexhën, ky nominim vjen pas një viti të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare, veçanërisht pas suksesit të “New Religion”, që tashmë i ka siguruar asaj një vend mes emrave më të mëdhenj të skenës muzikore që garojnë për një nga çmimet e rëndësishme të MTV-së.

Të Ngjashme