Një studim i fundit nga Allianz zbulon se Baby Boomers janë brezi më i pasur ndonjëherë afërsisht me 80 trilionë dollarë pasuri vetëm në SHBA.
Brezi Boomers janë ata që kanë lindur nga viti 1946 deri në vitin 1964.
Ky sukses financiar i atribuohet kushteve më të favorshme ekonomike, të tilla si strehimi më i përballueshëm, gjë që i lejoi ata të siguronin pasuri të patundshme.
Në krahasim me këtë brez, Gjenerata X ka rreth 40 trilionë dollarë pasuri, ndërsa Millennials kanë rreth 15 trilionë dollarë.
Sigurisht që ky studim vlen vetëm për Amerikën dhe vende ku ka ekzistuar prej shekujsh prona private dhe ajo e trashëguar.
/tiranapost