Shëndetësi

Bebja refuzon ushqimin? Ja çfarë mund të ketë

Mukoza në gavrën e gojës së bebes është e përshtatshme që në të të zhvillohet kandida, atëherë shfaqet sora (sëmundje e gojës dhe e gjuhës)

Shfaqja e kërpudhës kokëfortë të kandidës, e cila gjendet gjithandej përreth nesh, zhvillimi i tepërt i së cilës kontrollohet falë baktereve të mira në organizëm, zakonisht ka të bëjë me personat e rritur, rrallë me fëmijët, por më pak me bebet.

Mirëpo çrregullimi i balancës bakteriale dhe sistemi i dobët i imunitetit lënë pasoja edhe në organizmin e më të vegjëlve.

Te bebet kandida më së shpeshti shfaqet në mukozën e gavrës së gojës.

– Sistemi mbrojtës i bebes akoma nuk është i formuar, andaj janë shumë të prira për infeksione kërpudhore, ndërkaq, nga ana tjetër, fëmija i vogël ka nevojë që vazhdimisht të vërë diçka në gojë, posaçërisht kur i dalin dhëmbët. Kështu në organizëm fut mikroorganizma të ndryshëm, midis të cilëve janë edhe kërpudhat.

Shtresat e bardheme në gjuhë
Në gjuhë, posaçërisht në rrënjën e saj, janë të dukshme shtresat e bardheme, ndërkaq me zhvillimin e sëmundjes pothuajse e gjithë gavra e gojës mund të bëhet e bardhë.

Problemi kryesor fshihet nën shtresat e bardha, sepse kërpudhat depërtojnë në mukozë, e dëmtojnë dhe shkaktojnë dhembje. Bebja bëhet nervoze, refuzon ushqimin.

– Prandaj te bebet, nëse pa arsye janë nervoze apo vështirë hanë, kontrollohet gavra e gojës. Zakonisht kontrollimi është i mjaftueshëm për caktimin e diagnozës. Nëse çështja është e dyshimtë, merret mostra, ndërkaq në të lehtë konstatohet prania e kërpudhave. Soori, sado që t’i krijojë probleme bebes, goxha lehtë shërohet.

Krahas xheleve të ndryshme orale, është edhe Genciana, tretje e mereqepit. Tashmë me decenie përdoret si mjet efikas për zgjidhjen e këtij problemi. Mjafton që me fashë të vogël apo me gazë ta spërkatni në gjuhën e bebes pas racionit tri-katër herë në ditë dhe bebja vetë do ta përhapë nëpër gojë.

Pas disa ditëve kandida me sukses zhduket. Duhet vetëm të kihet kujdes që Genciana të mos prekë syrin e bebes. Terapia aplikohet nën kontroll të vazhdueshëm të mjekut, edhe në rast që infeksioni përsëritet.

Kujdes me antibiotikët
Me kandidë mund të jenë të përfshira edhe pjesët e tjera të organizmit. Për shkak të përdorimit të tepët të antibiotikëve me spektër të gjerë, të cilët me sukses eliminojnë shkaktarin e infeksionit, mirëpo edhe të gjitha bakteret e mira, me ç’rast çrregullohet balanca natyrore, te fëmijët e rritur është i shpeshtë infeksioni i zorrëve.

Bebet janë të prira të kenë probleme me lëkurën nën ndikimin e kandidës, andaj veprimi themelor në preventivë është respektimi i të gjitha rregullave higjienike.