LifeStyle

Beckham dhe Victoria paguajnë mbi 72 milionë euro për një rezidencë buzë detit në ‘Miami Beach’

David dhe Victoria Beckham kanë paguar shifrën rekord prej 72.3 milionë dollarë (66.38 milionë euro) për një rezidencë buzë të detit në “Miami Beach”, raportoi portali i specializuar “TheRealDeal”.

Operacioni i blerjes së shtëpisë, që ndodhet në numrin 4736 North Bay Road, u mbyll të hënën e kaluar, sipas mediave dixhitale, të cilat përmendin se çmimi fillestar i shitjes ishte 80 milionë dollarë (73.4 milionë euro), që do të thotë se “Beckhams” arritën një zbritje të konsiderueshme.

Megjithatë, është shuma më e lartë e paguar deri më tani për një pronë në zonën ekskluzive të “North Bay Rd”, ku ka me bollëk rezidenca të të pasurve dhe të famshmëve.

Shtëpia e re e “Beckhams” është ndërtuar në një ngastër prej 0.6 hektarësh, e cila është e barabartë me 24.281 metra katrorë, dhe ka 9 banja, 4 tualete, një palestër, një SPA, një teatër, një pishinë dhe një kuzhinë, si dhe një dhomë ndenje të jashtme.

TS Poll - Loading poll ...

Shitësi i pronës është biznesmeni Niklas de la Motte, i cili e bleu atë në vitin 2018 për 10 milionë dollarë (9.1 milionë euro), por e dhjetëfishoi çmimin e saj me ndërtimin e një pallati të ri luksoz në tokë, projektuar nga studio e arkitekturës “Choeff Levy Fischman”.

Victoria dhe David Beckham, bashkëpronarë të ekipit të Inter Miami, zotërojnë gjithashtu një kat të plotë në kullën “One Thousand”, projektuar nga arkitektja e ndjerë Zaha Hadid në qendër të Miami. Ata paguan rreth 19.8 milionë dollarë (18.1 milionë euro) për njësinë prej 929 metrash katrorë në vitin 2020, e cila, sipas “The RealDeal”, nuk është nxjerrë në shitje, pavarësisht blerjes së shtëpisë së re.