ShowBizzz

Beckham-ët as që e duan pajtimin me Brooklyn…vetëm nëse ai pranon një kusht

Familja Beckham thuhet se është e hapur për t’u pajtuar me djalin e tyre plangprishës, Brooklyn Beckham, por jo me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz. Aspak surprizuese.

“David dhe Victoria e duan Brooklyn-in dhe kanë frikë ta humbasin djalin e tyre. Ata do ta pranonin menjëherë pajtimin me të,” i tha një burim revistës People. Një burim tjetër shtoi:

“Beckham-ët nuk kanë ndërmend të pajtohen me djalin e tyre për sa kohë që Nicola është pjesë e gjithë gjësë.”

Megjithatë, burimi i dytë theksoi:

“Ky nuk është një ultimatum ndaj të cilit Brooklyn do të dorëzohet.”

I njëjti burim pretendoi gjithashtu se Brooklyn “ka ndier më shumë mbështetje nga gruaja e tij gjatë këtyre tre viteve sesa nga prindërit e tij gjatë gjithë jetës.”

Sipas një burimi të afërt me familjen Beckham, “David dhe Victoria besojnë se me kalimin e kohës, Brooklyn do të kthehet. Por deri atëherë, ata nuk mund të bëjnë asgjë.”

Javën e kaluar, Brooklyn, 26 vjeç, publikoi në Instagram një deklaratë tronditëse për distancimin nga familja e tij, duke thënë se nuk dëshiron “të pajtohet” me ta.

Ndër të tjera, ai pretendoi se nëna e tij, Victoria, 51 vjeç, “anuloi në momentin e fundit realizimin e fustanit të dasmës së Nicola-s” dhe më pas “rrëmbeu” vallëzimin e parë të çiftit si të sapomartuar, duke kërcyer “në mënyrë shumë të papërshtatshme” me të.

Megjithatë, tensionet mes Victoria Beckham dhe nuses së saj, 31-vjeçares Nicola Peltz, duket se kanë nisur shumë përpara dasmës së çiftit në prill 2022.

“Victoria dhe Nicola shkonin mirë në muajt e parë, por më pas Victoria filloi të sillej si një e dashur xheloze. Ajo dukej shumë xheloze ndaj Nicola-s,” tha një burim nga familja Peltz për People.

Ndërsa një burim nga familja Beckham kundërshtoi: “Nicola është ajo që është xheloze ndaj Victoria-s. Ajo dëshiron të jetë e famshme.”

Sipas raportimeve, Beckham-ët dhe Peltz-ët nuk kanë pasur kurrë gjëra të përbashkëta.

“Familjet e tyre janë shumë të ndryshme,” tha një burim nga familja Peltz, duke shtuar se një nga pikat kryesore të përplasjes është jeta jashtëzakonisht publike dhe fama e madhe e David dhe Victoria Beckham.

Një tjetër burim shtoi se, pavarësisht përçarjes, David dhe Victoria nuk pendohen për mënyrën se si i kanë rritur fëmijët e tyre: Brooklyn-in, Romeo-n, Cruz-in dhe Harper-in.

Edhe pse Brooklyn ka deklaruar se sjelljet “kontrolluese” të prindërve të tij i kanë shkaktuar “ankth të madh”, burimi i dytë nga familja Beckham këmbënguli se ata “e kanë mbështetur gjithmonë Brooklyn-in në gjithçka.”

As David dhe as Victoria Beckham nuk i kanë komentuar publikisht akuzat e djalit të tyre.

Të Ngjashme