ShowBizzz

Bedri Hamza i shkon BIK-ut në vizitë për Bajram

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Nga atje, i pari i PDK-së uroi të gjithë qytetarët e besimit mysliman për festën e Fitër Bajramit, transmeton Klankosova.tv.

“Sot si gjithë herë, jemi në vizitë te Myftiu për ta uruar për Bajram, njëkohësisht edhe qytetarët e Kosovës që i takojnë besimit myslimanë. Është shumë mirë që njerëzit në nevojë të ndihmohen. Shpresoj që ky pozitivitet të përcillet edhe nëpër institucione”, tha Hamza.

Të Ngjashme