Lajme

Bedri Hamza takon ambasadorin francez: Kosova duhet t’i japë fund krizave të vazhdueshme

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, priti në selinë e partisë ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet e 7 qershorit.

Hamza theksoi nevojën për tejkalimin e krizave që po ndikojnë në ekonomi dhe mirëqenien e qytetarëve, duke rikonfirmuar angazhimin e PDK-së për një proces zgjedhor demokratik.

“Diskutuam edhe për nevojën që Kosova të tejkalojë klimën e krizave të vazhdueshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien e familjeve kosovare.

Rikonfirmova angazhimin e Partisë Demokratike të Kosovës për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të larta demokratike”. shkroi Hamza.

Të Ngjashme