Lajme

Begaj nga Elbasani uron Fiter Bajramin: Me lutjet e pranuara besimtarët do jenë qytetarë më të denjë për shoqërinë

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Myftinia e Elbasanit për festën e Fitër Bajramit.

Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë nga xhamia qëndrore e Elbasanit ku thekson se në këtë qytet besimtarët janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, duke shpresuar që kjo të trashëgohet ndër breza.

Uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fiter Bajramit. Pas një muaj të madhërishëm të Ramazanit, besimtarët janë përkushtuar, besoj se me lutjet e tyre ata janë më afër Zotit dhe me lutjet e tyre të pranuara besoj do të jenë qytetarë të denjë për veten e tyre, familjet dhe shoqërinë. Jam këtu në këtë xhami të mrekullueshme të Elbasanit, e rindërtuar në të njëjtin vend ku në 1608, Balliu e ndërtoi për herë të parë dhe 1967 u shkatërruar dhe fal zotit u rindërtua përsëri në të njëjtin vend. Jam në Elbasan ku është një traditë e shkëlqyer ku besimtarët janë në harmoni. Kjo është një vlerë e madhe njerëzore që shpresoj ta trashëgojmë. Unë uroj çdo të mirë për çdo besimtarët”,-  u shpreh presidenti Bajram Begaj.