ShowBizzz

Bëhet viral momenti kur Besi imiton ~në mënyrë perfekte~ Bled Manen! (Video)

Ky sezon i “Big Brother VIP Kosova” po kalon cdo pritshmëri.

Momente të shumta janë kthyer virale në rrjet, sic ka ndodhur së fundmi edhe me imitimin ~perfekt~ që Besi, një prej banorëve të programit i ka bërë gazetarit Bled Mane.

Ky i fundit u shpreh në “Prime-n” e kaluar se, “Ju keni një koleg aty që vjen vërdallë nëpër shtëpi dhe thotë: “Une jam baba”, por për mua ai nuk është baba, është Baba Vanga”.

Një koment interesant i Bledit që me sa duket Besit i ka bërë shumë përshtypje sa fillon dhe e imiton.

Gjithashtu ai ka imituar dhe Ramush Haradinajn, duke shkaktuar sërish të qeshura te banorët e tjerë.



lokimagazine