ShowBizzz

“Bëhu i fortë në këtë botë të pisët”, Elton Deda na prezanton me djalin në 18-vjetorin e lindjes së tij (FOTO LAJM)

Një ditë më parë djali i Elton Dedës festoi ditëlindjen dhe kantautori i njohur zgjodhi që t’a prezantonte atë me publikun.

Fjordi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë verë ndodhet në Shqipëri për pushime ku festoi edhe 18-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë Eltoni ka bërë një urim po aq të veçantë:

“Kam dy djej. Njëri dhe më i rëndësishmi është ky! Djali im, shoku im. Sot ai ka ditëlindjen! 18 vjeç, nuk është shaka. Të dua shumë miku im. Bëhu i fortë në këtë botë të pisët! Jola, faleminderit për gjithçka, që kujdesesh në çdo detaj për produktin tonë, të jetë sa më i mirë dhe i shëndetshëm. Happy Birthday Plako!”, shkruan kantautori i njohur në foton ku shfaqet ai së bashku me të birin.

Kujtojmë që më herët Elton Deda ka qenë në një raport dashurie me Jola Manin.

A post shared by Elton Deda (@tondeda)