Lajme

“Beleri”, Greqia i përgjigjet Scholz për pengimin e anëtarësimin të  Shqipërisë në BE

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis i është përgjigjur deklaratës së kancelarit gjerman Olaf Scholz për anashkalimin e vetos greke lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sipas tij, nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor, duke nënkuptuar se çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe.

“Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Freddy Belleris nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”, tha përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, lidhur me çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të njëtën gjë deklaroi edhe kryeministri Mitsotakis, në samitin e djeshëm (13.12.2023) BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, pasi sipas tyre respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit.

Greqia nuk tërhiqet për çështjen e burgosjes së Fredi Belerit dhe këmbëngul në të drejtën e tij për një proces të drejtë, pasi ai nuk ka mundur të betohet as kryetar i Bashkisë së Himarës.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo