Lajme

Beleri kandidat për eurodeputet, ironizon Braçe: Merr koburen vramë moj, ku është katandisur Greqia

Erion Braçe

Deputeti i PS,Erion Braçe ka reaguar në lidhje me zyrtarizmin e kandidimit të Fredi Belerit si eurodeputet nën siglën e partisë greke “Demokracia e re”.

Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se është “namë” që Greqia vendos kandidat për eurodeputet një të dënuar.

“Merr koburen vramë moooj ku është katandisur Greqia.  Një i dënuar penalisht në Greqi në listë për t’u bërë Eurodeputet. Jo se do bëhet, por që kjo është nam, është”, shkruan Braçe.

Kujtojmë që ditën e sotme “Demokracia e re” në Greqi ka shpallur listën me 42 kandidatët, ku në listë ishte edhe emri i Fredi Belerit.

Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, dy ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij në fushatë elektorale Pandeli Kokaveshi janë dënuar nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Beleri nuk e ka marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk ia kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për ta kryer betimin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vite burg për shit-blerje votash.