ShowBizzz

‘Beli na ka zënë ndryshk’, deputeti i njohur deklaron pjesëmarrjen në ‘Dancing With The Stars’

Deputeti Saimir Korreshi do të jetë pjesë e spektaklit “Dancing with the Stars”. Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live” ai konfirmoi mes batutash se do të jetë pjesë e këtij formati.

Korreshi: Duhet të bëjmë edhe diçka ndryshe.

Me belin si je?

Korreshi: Është trashur çik por duhet me provu. Nëse ka një dasmë e marr vallen i pari dhe kjo më shtyu, në dasmën time i bëra një surprizë nuses u vesha me veshje tradicionale të Lushnjës dhe Myzeqesë, beli ka zënë ndryshk, nuk na përgjigjet trupi.

Po balerinë kë do të kesh?

Korreshi: Balerina është zgjedhur, por do e le efekt surprizë.