Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur lidhur me situatën brenda kësaj force politike dhe zhvillimet që kanë ndodhur përgjatë ditëve të fundit.
Këlliçi bëri me dije se në janar të vitit të ardhshëm deputetët qëndrojnë krah Gazment Bardhit do i bashkohen atyre të Sali Berishës, duke u bërë kështu në një strukturë të vetme.
Ish-deputeti theksoi se kjo është një nevojë reale dhe nuk mund të vonohen më shumë.
“Zoti Bardhi është kryetar i zgjedhur i Grupit Parlamentar të PD-së. Jo vetëm me Gazmend Bardhin por me të gjithë deputetët që marrin pjesë në mbledhjet periodike të PD ku janë 43 deputetët, të gjithë janë të ftuar të jenë në shtëpinë e tyre. Në çdo moment të ftuar dhe janë pjesë e PD. Pa diskutim kam bindjen që brenda pak javësh, apo brenda janarit do të arrihet të gjendet një formulë për t’u bashkuar, jo vetëm si grup parlamentar por edhe brenda strukturave, edhe brenda PD. E gjithë trupa në një. Nuk po negociojmë por është një nevoje reale, akute dhe që nuk mundet të vonohet më shumë.
Zoti Bardhi aksionin e tij politik brenda Parlamentit e ka kryer më së miri. Që nga momenti kur grupi parlamentar i PD u bashkua, arritën që brenda 2 muaj e pak ditësh të tërhiqnin vëmendjen e të gjithë opinionit ndërkombëtar mediatik. Në protesta kanë preferuar të mos jenë pjesë se ashtu e kanë gjykuar. Unë nga ana ime nuk shoh asnjë problem për sa kohë ata kanë bërë detyrën e tyre shumë mirë brenda sallës së Parlamentit. Asgjë nuk i pengon që në javën e parë të janarit të vijnë të bashkohen me strukturat dhe do ndodhi, është normale”, ka thënë Këlliçi mbrëmjen e sotme për A2CNN.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo