ShowBizzz

Bella Hadid zbulon se refuzoi punë për shkak të sëmundjes Lyme: Ndihesha e zëvendësueshme

Bella Hadid, një modele amerikane me origjinë palestineze, zbuloi në një intervistë të re se u detyrua të refuzonte pothuajse çdo angazhim biznesi për një vit për shkak të sëmundjes Lyme.

Ajo tha se sëmundja e bëri të ndihej e zëvendësueshme. Megjithatë, ajo tha se ndihet më e përmbushur tani sepse është në Teksas me kuajt dhe qenin e saj dhe jeton një jetë “të vërtetë”, dhe më pas kthehet në punë.

“Për një kohë kaq të gjatë, t’i thoja ‘jo’ punës ishte si: ‘Kush jam unë që t’i them ‘jo’ çdo gjëje?’. Pastaj më është dashur ta kapërcej disi këtë dhe të kuptoj se njerëzit dinë mjaftueshëm për zemrën dhe personalitetin tim dhe bëjnë biznes me njerëz që i dua, u besoj, mbështes dhe respektoj. Kjo është mjaftueshëm mirë. Jam mjaftueshëm e mirë”, tha ajo në një intervistë për edicionin italian të revistës Vogue.

Ajo u diagnostikua me sëmundjen Lyme kur ishte 16 vjeç. Ajo transmetohet nga rriqrat dhe shkakton dhimbje të forta të kyçeve, ankth, ulje të përqendrimit, lodhje ekstreme dhe simptoma të tjera

Bella Hadid poston shpesh detaje të betejës së saj me sëmundjen në rrjetet sociale për të rritur ndërgjegjësimin tek ndjekësit e saj. Ajo tha gjithashtu se anëtarët e familjes së saj e kanë mbështetur gjatë kohërave të vështira.

Ajo është shtruar në spital disa herë. Vëllai i saj Anwar Hadid dhe nëna Yolanda Hadid janë diagnostikuar gjithashtu me sëmundjen Lyme.

Të Ngjashme