LifeStyle

Bëni se ks çdo ditë? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

Përjeton stres, ankth, pagjumësi, dhimbje trupi, imunitet të dobët?

Rezulton se ka një serë sëmundjesh që mund të shërohen thjesht duke bërë seks rregullisht. Këtë nuk e themi ne po ekspertët amerikanë dhe britanikë cilët tregojnë një sërë arsyesh se pse ti dhe partneri yt duhet të bëni seks çdo ditë.

Seksi ul stresin. Nëse ke kaluar një ditë të gjatë e të vështirë në punë, seksi i mbrëmjes të ndihmon të relaksohesh aq shumë sa të harrosh gjithë lodhjen dhe stresin e ditës. Gjatë seksit, trupat prodhojnë dopaminë, endorfinë dhe oksitocinë të cilat kur bashkohen rrisin nivelin e lumturisë duke eliminuar, stresin, lodhjen dhe ankthin.

Seksi është ushtrim që sjell kënaqësi dhe humor të mirë. Kur përmendim fjalën stërvitje, shumë prej nesh e mendojnë si një gjë të lodhshme, madje një tmerr të vërtetë, por kjo nuk vlen kur flasim për seksin. Gjatë aktit seksual, trupat tanë përjetojnë ndryshime fiziologjike që janë të ngjashme me ushtrimet rutinë. Rritet niveli i frymëmarrjes, muskujt lëvizin e kështu digjen kaloritë e tepërta. Pra nëse bën seks vetëm tre herë në javë, mund të djegësh rreth 7500 kalori në vit.

Studiuesit në Universitetin Wilkes të Pensilvanisë zbuluan se studentët e tyre, të cilët deklaruan se kishin marrëdhënie seksuale të paktën dy herë në javë, kishin nivele më të larta të antitrupave se ata që nuk bënin seks. Gjatë seksit, antigjenët si imunoglobulina A lëshohen, të cilat luftojnë viruset nga i ftohti i zakonshëm dhe gripi. Edhe një lajm tjetër i mirë, sa më shumë seks aq më shumë antigjenë do të lëshohen.

Seksi ul presionin e gjakut. Marrëdhëniet përmirësojnë ndjeshëm tensionin e gjakut dhe këtë e tregoi më së miri një studim i kryer nga Universiteti i Paisley zbuloi se seksi redukton presionin e gjakut.

Seksi ndihmon në të pasurit një zemër të shëndetshme. Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve në Angli, u zbulua se meshkujt kanë 45 % më pak gjasa të preken nga sëmundjet kardiovaskulare nëse bëjnë seks rregullisht.

Seksi ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve. Nëse përjeton dhimbje ose vuan nga migrena, sëmundje kronike e kokës, seksi është ilaçi i vërtetë.

Gjiathashtu specialisti i artritit George Erlich kreu një studim mbi pacientet e tij dhe gjeti se ata që kishin marrëdhënie seksuale përjetonin më pak dhimbje sesa ata që nuk kryenin. Nëse menstruacionet i keni paksa të çrregullta, do të thotë se nuk po bën seks aq sa duhet. Siç u përmend më parë, seksi redukton stresin dhe kështu do të ndikim pozitiv edhe në ciklin menstrual.