ShowBizzz

Beniada dhe Blerti nuk janë më bashkë, shoqja e modeles zbulon çka ndodhi mes çiftit

Ndarja e Beniada Nishanit nga Blerti Hajdari u diskutua mjaft shumë javët e fundit por nuk u konfirmua nga asnjëra palë.

Se lajmi është i vërtetë e ka thënë shoqja e Beniadës, Jori Delli.

Modelja e ka konfirmuar se Beniada tashmë është beqare.

Edi Manushi: Jam kurioz, Beniada është ndarë vërtet se ti i di këto?!

Jori Delli: Është ndarë.

Edi Manushi: Është ndarë përfundimisht, e sigurt?

Jori Delli: Po. Beniada është ‘single’, një duartrokitje!

Edi Manushi: Nuk është fundi i botës, jo por thjesht ta dinim.

Jori Delli: Është fillimi i një diçkaje tjetër.

Edi Manushi: Çfarë ndodhi, nuk i eci një italian me një shqiptar?

Jori Delli: Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas.