Modelja dhe ish banorja e “Big Brother VIP”, Benida Nishani, feston sot ditëlindjen e saj të 32-të.
Në këtë ditë speciale për të nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat e shumta nga miqtë dhe të afërmit.
Kujtojmë se modelja prej kohësh flitet se është në një romancë me Blerti Hajdarin, por çifti kanë zgjedhur që të mos bëjnë azgjë zyrtare deri tani.
Beniada ka ndarë një buqetë me trëndafila të kuq që duket se i kanë ardhur nga mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën por ajo që bie në sy është mungesa e një urim në publik nga ana e tij.
Modelen ky përvjetor e ka gjetur me super projekte në aspektin profesional dhe të lumtur në atë sentimental.
Në një nga daljet e saj Beniada ka treguar se është e dashuruar duke mos preferuar që të zbulojë detaje.