Lajme

Bënin “pazaret” e drogës në shtëpi, arrestohen 2 shqiptarë në Itali. I spiunuan fqinjët

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane pasi akuzohen për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Kanë qenë disa qytetarë ata që kanë njoftuar policinë, pasi vunë re praninë e shumë të rinjve pranë një pallati në Vicenza.

Policia verifikoi menjëherë shtëpinë ku bëheshin “pazaret” për trafikimin e drogës, në të cilën jetonin dy shqiptarë.

Sipas medieve të huaja, shqiptarët ishin KE dhe KX, përkatësisht 55 dhe 38 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti 8.50 gramë lëndë narkotike e llojit kokainë, si dhe lëndë prerëse, material ambalazhi, një peshore elektronike dhe shumën prej 2200 euro.