1
Një moment i papritur ka ndodhur në dasmën e Klodit dhe Elijonës që po zhvillohet në Big Brother VIP Kosova 4.
Benita Zena, e cila ka shprehur një pëlqim për Klodin, mori vëmendjen në një moment.
Ajo i dha banorit ‘çelësin e dashurisë’ si kujtim dhe për t’i treguar se ka ndjenja për të.
“Le ta di që zemra ime i përket atij derisa ta harroj”, u shpreh ajo.
Ky u konsiderua si një çast që banorja dëshiroi që t’ia prishte dasmën çiftit të ri.
Disa e cilësuan si një moment të saj që ka dashur të jetë vetëm në vëmendje.
Sidoqoftë, Klodi i tha që të mos e marrë afër zemrës pasi është vetëm për shou.
I njëjti ka të dashurën jashtë shtëpisë dhe dasma u realizua vetëm për lojë.
ks