ShowBizzz

Benita në Tiranë, a do futet në BBVA?!

Pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” në natën gjysmëfinale, Benita Zena duket se nuk ka ndërmend të largohet nga vëmendja e publikut.

Vetëm pak orë pas eliminimit, një postim misterioz në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe aludime të shumta. Menaxheri i saj, Driton Nuhiu, ka publikuar një video nga udhëtimi në Rruga e Kombit, ku shihet duke u drejtuar drejt Tirana.

Videoja është shoqëruar me mbishkrimin “Tiranë pritna…” dhe një emoji që simbolizon sekretin, duke shtuar dyshimet se Benita mund të ketë projekte të reja në kryeqytetin shqiptar apo edhe një paraqitje surprizë në ndonjë format tjetër televiziv.

A është ky një fillim i ri për Benitën jashtë shtëpisë së BBVK? Mbetet të shihet në ditët në vijim.

Të Ngjashme