LifeStyle

Benita zbulon fituesin e këtij edicioni të ‘BBVK’?

Eliminimi i Benitës në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi transparencën e votimit dhe rolin e produksionit në rezultatet e spektaklit.

Ish-banorja, e cila humbi përballë Hygerta Sakos, reagoi menjëherë në InstaStory me disa postime të ashpra, që më pas u fshinë, por u ruajtën dhe u shpërndanë gjerësisht nga ndjekësit. Në mesazhet e saj, ajo i drejtohej drejtpërdrejt producentes Olsa Muhameti, duke hedhur dyshime për manipulim të rezultatit.

“Olsa, kam shumë pyetje për ty… Fjala ishte që unë të shkoja në finale. Çfarë ndodhi? Pse nuk shkova, kur i kisha votat dhe gjithçka? Çfarë ndryshoi?”, shkruante Benita, duke lënë të kuptohet se finalja i ishte premtuar.

Ajo ngriti gjithashtu dyshime se eliminimi i saj mund të ketë qenë pasojë e refuzimit për të ndjekur një skenar të supozuar romantik brenda shtëpisë. “A është kjo arsyeja e vërtetë? Sepse unë nuk desha të jem me Klodin?”, pyeste ajo.

Image

Në një tjetër deklaratë, Benita pretendoi se fituesi i këtij edicioni është i paracaktuar nga produksioni, duke përjashtuar një nga emrat më të përfolur publikisht dhe duke shtuar se do të flasë hapur pas daljes së saj.

Deklaratat e saj kanë ndezur polemika të shumta online, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother VIP Kosova do të reagojë ndaj akuzave.

Të Ngjashme