Lajme

“Bëra atë që duhej, jam baba”, dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin në Greqi

“Bëra atë që duhej, jam baba, ai helmoi fëmijën tim”, kjo është deklarata që Fatmir Telellari bëri sot para autoriteteve greke në Volos.

50-vjeçari Fatmir Telellari vrau mbrëmjen e djeshme kunatin e tij 33-vjeçar, Erjon Pelivani, pasi mësoi se ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij që prej moshës 9-vjeçare.

Në dëshminë e tij në polici autori tha se mori hapin ekstrem pasi vajza e tij 18-vjeçare i kishte rrëfyer se 33-vjeçari e kishte përdhunuar. 50-vjeçari tha në polici se dyshimet e tij për të bijën nisën, pasi kohët e fundit 18-vjeçarja po i kërkonte vazhdimisht para.

“Kur e mora në telefon dhe e pyeta se përse po më kërkon kaq shumë para, ajo nisi të qajë. Unë insisitova duke e pyetur se çfarë nuk shkon mirë…më pas ajo më tregoi historinë e përdhunimit dhe shanatzhet”, tha autori 50-vjeçar.

Ai tha se e bija i kërkonte para me justifikimin se kishte borxh qiranë në qytetin ku jetonte për studime. 18-vjeçarja është thjeshtra e motrës së viktimës. 33-vjeçari nuk ishte daja i vajzës.

Gruaja e parë e 50-vjeçarit, mamaja e vajzës kishte vdekur vite më parë në një aksident rrugor. Ai ishte martuar për së dyti me motrën e 33-vjeçarit disa vite më vonë.

Pas krimit tronditës Prokuroria e Volosit urdhëroi marrjen në mbrojtje të vajzës 18 vjeçare të autorit të vrasjes. Sipas autoriteteve greke vajza do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila do të konfirmojë ose jo dëshminë e autorit.

Kronologjia e vrasjes

Disa orë para krimit autori 50-vjeçar shkoi në banesën e tij në zonën e Argolasti në Pilio për të marrë armën e gjahut, me të cilën do të vriste kunatin.
Më pas ai niset me makinë dhe shkon në fshatin Agria Volou, nga ku merr në telefon bashkëshorten e tij (motra e viktimës) të cilës i kërkoi që të njoftonte vëllane , pra 33-vjeçarin që të shkonte te ai për ta ndihmuar, me alibinë se i ishte prishur makina.

Ky ishte kurthi që autori i ngriti për të sjellë viktimën pranë tij. Kur u takuan ata patën një debat të ashpër. Sipas zougkla.gr në një moment 50-vjeçari ka goditur në fytyrë 33-vjeçarin me armën e gjahut që kishte me vete.

Pas kësaj 33-vjeçari është kundërpërgjigjur teksa ka tentuar t’i marrë armën. Në përleshje e sipër u dëgjua e shtëna nga arma e gjahut. Plumbi kapi 33-vjeçarin i cili u rrëzua përtokë nga plaga e marrë.

Me të mbërritur në vendngjarje. Policia ka gjetur viktimën të shtrirë përtokë me lëndime në fytyrë dhe plagë nga arma e zjarrit në kraharor, ndërsa pranë tij kishte gëzhoja nga arma e gjahut.

Përballë rrugës ishte makina e viktimës me motorin të ndezur. Kjo tregon se 50-vjeçari ka sulmuar viktimën sapo ka zbritur nga automjeti.
Autori e vrau sepse 33-vjeçari i kishte përdhunuar vajzën e tij që në moshën 9-vjeçare.

Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari i cili u vetëdoreëzua në polici menjëherë pas krimit, ka thënë para oficerëve se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9/1) vajza e tij 18-vjeçare i ka treguar se 33-vjeçari e përdhunonte që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte vajza, 33-vjeçari e shantazhonte duke i thënë se do të publikonte video dhe foto nga veprimet e tij abuzuese ndaj saj për ti marrë para.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo