Lajme

Bëri operacion plastik për zmadhimin e gjoksit, 50-vjeçarja ndërron jetë pas 5 ditësh

Një 50 vjeçare nga Italia ka ndërruar jetë vetëm 5 ditë pasi iu nënshtrua një operacioni plastik për zmadhimin e gjoksit.

Helen Comin kishte vendosur të zëvendësonte dy protezat nga një zmadhim i gjoksit të kryer disa vite më parë.

Mësohet se viktima u ndje keq 40 minuta pasi doli nga salla. Më pas gruaja pësoi një krizë kardiake duke e çuar në gjendje kome.

Në mesin e të dyshuarve për vdekjen e saj janë:pronari i objektit dhe anestezisti, të dy të përfshirë në kryerjen e operacionit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.