ShowBizzz

Bëri tri qepje, zbulohet si është gjendja e Bebe Rexhës pasi u qëllua me telefon në fytyrë gjatë performancës (VIDEO)

Koncerti i Bebe Rexhës në New York nuk shkoi aspak siç ishte planifikuar.

Ylli shqiptar i muzikës u godit me telefon në fytyrë nga dikush nga turma teksa po performonte në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Kjo siç shihet ndodhi në momentin kur ylli i famshëm po bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Megjithëse, nuk është diskutuar nëse kjo kishte të bënte me këtë apo se cili ishte qëllimi i këtij gjesti.

Pas kësaj tronditje, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.

Në bazë të postimeve në Twitter thuhet se e ëma e artistes deklaroi që ajo bëri tri qepje pas asaj që ndodhi.

Një faqe ‘Pop Base’ shkroi: “Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit”.

Sakaq, një numër i madh i krijueses së hitit “Meant to Be” reaguan ashpër në rrjete sociale për të shprehur sulmin e pakuptimtë ndaj saj.