Lajme

Berisha: Qeveria po vazhdon me marrëzira, rezultatet janë izolimi dhe varfëria

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se qeveria e Albin Kurtit po vazhdon me marrëzinë e saj, duke e zhytur vendin në varfëri.

Ai ka theksuar se Serbia po avancon hap pas hapi si në aspektin ekonomik dhe politik, ndërsa Kosova po vijon luftën me mullinjtë e erës.

Sipas Berishës, në krye të Kosovës ndodhet një person i papërgjegjshëm.

“Shqiptarët e Kosovës, qeveria e Kosovës vazhdon me atë marrëzinë e vetë të sovranitetit, përrallave, dogmave, por që ato gjithmonë kanë dhënë rezultate, izolim dhe varfëri. Kjo është ajo ç’ka duke ndodhur.

Serbia është duke ecur hap pas hapi në aspektin ekonomik dhe politik, ndërsa Kosova është luajtur lojën e Don Kishotit dhe Sanço Panços me betejën me mullinjtë e erës. Një person i papërgjegjshëm është në krye të qeverisë dhe ka shumë agjentë, të cilët janë me prirje jo perëndimore”, tha ndër të tjera ai.