Lideri i Opozitës Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka reaguar për vrasjen që ndodhi disa ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku u dhunua për vdekje 42-vjeçari Egli Proga nga Denis Meçe.
Berisha ka publikuar një foto ku shihet se vrasësi i Egli Progës, pra Denis Meçe ka mbajtur në foto coveri në facebook dajën e tij Valter Gora me kryeministrin Rama.
Lideri i opozitës thotë që kjo është arsyeja pse Rama nuk dënoi vrasjen e Denis Meçes dhe nuk ngushëlloi familjen e Egli Progës.
Postimi i Berishës:
Ja pse Rama nuk dënoi vrasjen dhe nuk ngushëlloi familjen e Egli Proges.
Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!
Përshëndetje Doktor!
Foto ne profilin e FB të vrasësit, daja i tij me kryeministrin.