Lajme

Berisha sulmon ashpër ministrin e Brendshëm: Ervin Hoxha, b*stard me tre mbiemra

Në konferencën me gazetarët kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.

“Unë sot gjithashtu dënoj me forcë deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt. Kërcënimet e tij, bastardit të familjes Hoxha dhe kërcënimet e tij ndaj deputeteve të opozitës.

I them edhe Enveri të ngrihet nga varri deputetët e opozitës nuk tuten, janë të vendosur ta çojnë më tej betejën për një Shqipëri të zgjedhjeve të lira. I them këtij banditi të shndërruar në ministër, çlirohu nga inspirimet e diktatorit më satanik që ka njohur Shqipëria, opozita do të japë ty vendin që meriton.

Jam këtu për tu bërë thirrje gjithë deputetëve të parlamenteve lokale të bëjnë gjithcka mosbindje civile për ti shkurtuar ditët regjimit të drogës, të ftoj edhe një herë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndror të PD, të dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në katër anët e vendit. T’u faktojmë shqiptarëve se diktatura i ka ditët e shkurtra. Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Europë.” u shpreh Berisha