Opinione

Bërxhulli: Bordi i Paqes e forcon Kosovën në raport me Serbinë

Profesori universitar, Dashamri Borxhulli ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes e bën atë me të fortë në raport me Serbinë.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord do të thotë se ka qenë aty ku i është dashur Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në raport me Serbinë, kjo e forcon Kosovën, sepse kjo do të thotë që Kosova e ka qenë aty ku i është dashur shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të thotë partneritet”, ka thënë ai në emision “Këndi i Debatit”.

Sipas tij, pjesëmarrja e Kosovës në këtë bord nuk është simbolike për faktin se Kosova ka të drejtë vote.

Bërxhulli, Bordin e Paqes e ka vlerësuar si një “lojë që duhet mbajtur me partneritet”.

Të Ngjashme