Lajme

Bërxulli vlerëson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme

Profesori universitar Dashamir Bërxulli ka thënë se në situatën aktuale dhe qëndrimet e partive zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Ai ka thënë se mes partive politike nuk ka më besim dhe se vështirë që mund të arrihet ndonjë marrëveshje.

“Loja e LVV-së është replikim i situatës së kaluar. Në këtë pikë zgjedhjet janë të pashmangshme, do të jetë shumë e vështirë, sepse palët nuk kanë më besim.

Vështirë që mund të ketë negociata. Edhe nëse ndonjë nga kryetarët e partive bëhet president do të ishte shumë e vështirë me nxjerrë që u bë për vendin”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Të Ngjashme