Me debate dhe diskutime të ashpra ka nisur mëngjesi për dy fermerët, Valerin dhe Florin.
Mes dyshes, ka pasur një përplasje për lojën që po bëhet brenda, teksa nuk kanë munguar as etiketimet për njëri-tjetrin, si “besëprerë” apo “njeri i paqëndrueshëm”.
Diskutimi i plotë:
Valeri: Marianës i kam thënë që do të zgjodh, edhe Glorias
Flori: Me kujdes Glorian…
Valeri: Unë e mbaj fjalën, nuk pres asnjë gjë në këmbim nga tjetri…
Flori: Të besoi një fjalë Albano dhe shkove ja u the të gjithëve. Ishte një test ajo…
Valeri: Ishte një test? Po lëre…
Flori: Në këto gjëra unë i shikoj njerëzit
Valeri: Ty nuk të pëlqejnë surprizat, zverdhesh bëhesh jerm…
Flori: Çfarë surprizash mo?
Valeri:…kur të fshehin diçka
Flori: Nuk të kërkoi njeri të ma thuash
Valeri: Po ndaj rri kështu ti, se ke pasur besim tek ata që rri
Flori: Unë kisha besim që nuk do e nxirrje dhe u tregove të gjithëve. Për se jam hapur si vaji në lakra unë? Ma thuaj tamam, se e mban veten dhe për burrë
Valeri: Shko përkëdheli ata që po flenë, ik zgjoji. Ti je i paqëndrueshëm, ose mbaje ose mos kundërshto veten tënde. Mbaj një qëndrim, jo një herë këtej, jo një herë andej
Flori: Paske zbuluar strategjinë time ti…ik besprerë, nuk të mbajti barku një gjë, vajte ja u the të gjithëve
Valeri: Unë u përmbahem fjalëve gjithmonë, nuk iki nga fryn era./vizionplus.tv
Subscribe