Xhevat Dajaku, vëllai i ish-pjesëtarit të afërt të sigurimit të presidentit Ibrahim Rugova, Besim Dajaku, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Dajaku ka kritikuar LDK-në dhe disa prej deputetëve të saj, duke i akuzuar për qëndrime që, sipas tij, kanë dëmtuar partinë.
“Dulla me kompani janë kali i Trojës në LDK”, ka shkruar ai.
Dajaku ka shprehur gjithashtu mbështetje për deputetin Besian Mustafa, duke përmendur edhe familjet e disa figurave të vrara dhe viktimave të krimit politik. Ai ka thënë se qëndron “me Besianin” dhe me familjet e tyre.
Postimi i plotë:
Presidentja “gjithëpopullore” ishte kujdesur që t’i shlyente disa postime pro katërshes dhe kundër verdiktit! 🙂
Kur t’i shihni gjashtëshën e #LDK-së dhe Gazin e Pejës, mikun e shefit të Rognerit, uroni për poshtërimin mjerues të LDK-së.
Më shumë besoj në fantazi sesa në lotët e një politikani. Fantazia ta qetëson shpirtin, ndërsa këta të fundit ta dëshpërojnë shpresën.
Dulla me kompani janë kali i Trojës në LDK.
Si mundën të qëndronin deputetët e LDK-së, kur Besiani i bacës Xhem doli i vetmuar nga oda e Kuvendit?
Besian, ne jemi me ty; me djemtë dhe bijat e Smajl Hajdarajt, me djemtë e Drinit, me djemtë dhe bijat e Ismet Rracit, me djemtë dhe bijat e Shaban Manajt, me djemtë dhe bijat e Haki Imerit, me bijat e Bekim Kastratit… dhe me të gjithë ata që i ka goditur krimi i organizuar nga NPK!…
