“Nëse dëgjoni një zë brenda vetes që ju thotë ‘ju nuk mund të pikturoni’, atëherë merrni të gjitha mjetet e pikturimit dhe ai zë do të heshtë.” – Vincent Van Gogh
Besimi i vërtetë është shumë ndryshe nga krekosja dhe egoizmi. Kur njerëzit besojnë në vete dhe aftësitë e tyre pa mburrje, ka disa gjëra që ata thjesht nuk i bëjnë.
1.Ata nuk kërkojnë ndjesë
Nëse ka një tipar që njerëzit me besim në vete kanë, është vetëefikasiteti, besimi se ata mund t’i bëjnë gjërat të ndodhin. Kjo është arsyeja pse ju nuk do të dëgjoni njerëzit me besim në vetëvete të fajësojnë trafikun kur ata vonohen apo një shef të padrejtë për dështimin e tyre për të marrë një promovim. Njerëzit me besim në vete nuk do thonë justifikime, sepse ata besojnë se kanë në kontroll të jetën e tyre.
2.Ata nuk heqin dorë
Njerëzit me besim në vete nuk do të heqin dorë që në herën e parë kur diçka shkon keq. Ata i shohin problemet dhe dështimet si shtysa për të kapërcyer barrierat për të patur sukses. Një nga gjërat e para që bëjnë kur diçka shkon keq është të kuptuarit pse shkoi keq dhe për ta parandaluar që të mos ndodhë herë tjetër.
3.Ata nuk presin për leje për të vepruar
Njerëzit me besim në vete nuk kanë nevojë që dikush t’iu tregojë atyre se çfarë të bëjnë ose kur ta bëjnë. Ata nuk e humbin kohën duke pyetur “A mundem unë ta bëj këtë?” ose “A duhet ta bëj këtë?” Ata e shohin se çfarë duhet të bëjnë dhe e bëjnë atë.
4.Ata nuk kërkojnë vëmendje
Njerëzit janë lodhur nga ata që janë të dëshpëruar për vëmendje. Të jesh vetëvetja është shumë më efektive se sa të përpiqesh të provosh se je i rëndësishëm. Njerëzit kapen pas qëndrimit tuaj të duhur më shpejt sesa çfarë, apo sa, njerëz njihni. Njerëzit me besim në vetëvete kanë gjithmonë qëndrimin e duhur.
5.Ata nuk kanë nevojë për lëvdata të vazhdueshme
A keni qenë ndonjëherë pranë dikujt që vazhdimisht ka nevojë për të dëgjuar se sa i/e mrekullueshme është ai ose ajo? Njerëzit me besim në vetëvete nuk e bëjnë këtë. Ata nuk mendojnë se suksesi i tyre varet nga miratimi i njerëzve të tjerë dhe ata e kuptojnë se nuk ka rëndësi se sa mirë ata i bëjnë gjërat do të jetë gjithmonë dikush atje që do ketë kritika. Njerëzit me besim në vetëvete e dinë se ky lloj besimi që varet nga lëvdatat e njerëzve të tjerë nuk është në të vërtetë besim në vetvete; është narcisizëm.
6.Ata nuk i shtyjnë gjërat për më vonë
Pse njerëzit i shtyjnë gjërat për më vonë? Ndonjëherë kjo është thjesht për shkak se ata janë dembelë. Shumë herë kjo është për shkak se ata janë të frikësuar, si psh. frikë nga ndryshimi, dështimi apo ndoshta edhe suksesi. Për shkak se ata besojnë në veten e tyre dhe presin se veprimet e tyre do t’i çojnë më afër qëllimeve të tyre, nuk do të ulen duke pritur kohën e duhur ose rrethanat e përsosura. Ata e dinë se e sotmja është e vetmja ditë që ka rëndësi. Nëse ata mendojnë se kjo nuk është koha e duhur, ata e bëjnë atë kohën e duhur.
7.Ata nuk gjykojnë
Njerëzit me besim në vetëvete nuk e kalojnë gjykimin mbi të tjerët, sepse ata e dinë se të gjithë kanë diçka për të ofruar dhe ata nuk kanë nevojë për që t’i poshtërojnë njerëzit, në mënyrë që të ndihen mirë në lidhje me veten e tyre. Njerëzit me besim në vetëvete nuk e humbasin kohën duke u shqetësuar në qoftë se janë në lartësinë e duhur me çdo njeri që takojnë.
8.Ata nuk i shmangen konfliktit
Njerëzit me besim në vetëvete nuk e shohin konfliktin si diçka që duhet shmangur me çdo kusht; ata e shohin atë si diçka që duhet menaxhuar në mënyrë efektive. Ata e dinë se konflikti është pjesë e jetës dhe se nuk mund ta shmangin atë.
9.Ata nuk e lejojnë që mungesa e burimeve të pengojë rrugën e tyre
Njerëzit me besim në vetëvete nuk stepen për t’i bërë gjërat realitet kur nuk kanë titullin e duhur, stafin e duhur apo të hollat e duhura. Por ata gjejnë një mënyrë për të realizuar atë që kanë nevojë.
10.Ata nuk bien në rehati
Njerëzit me besim në vete e dinë se rehatia është armik për arritjen e qëllimeve të tyre. Kjo për shkak se ata e dinë se rehatia çon në vetëkënaqësi, dhe vetëkënaqësia çon në stanjacion. Ata e kuptojnë se një siklet i vogël është një gjë e mirë.