Bota

Betlehem heq dekorimet e Krishtlindjeve në shenjë solidariteti me Gazën

Qyteti i Betlehemit do të heqë të gjitha dekorimet publike të Krishtlindjeve në solidaritet të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Gazës.

Në faqen zyrtare në Facebook, të qytetit, shkruhet se në këtë mënyrë do të nderohen të gjithë dëshmorët.

Nuk do të ketë as pemë dhe as drita në Sheshin Manger, që është vendi ku besohet se ka lindur Jezu Krishti.

“Sivjet situata në Betlehem është e paprecedentë dhe njerëzit janë jashtëzakonisht të trishtuar. Kjo është pikërisht ajo çfarë duhet të shohë bota dhe të kuptojë se këto nuk janë rrethana normale”, tha një zëdhënës i Betlehemit.



/tiranapost