Beyonce i dha një çifti një nga netët më të paharrueshme të jetës së tyre gjatë turneut botëror “Renaissance” në Këln të Gjermanisë.
Ndërsa performonte, këngëtarja vuri re një shenjë në turmë, e cila po mbahej nga një çift, i cili iu lut ‘Queen B’ të bënte zbulimin e gjinisë së tyre live në skenë.
“Dua ta bëj siç duhet, sepse që në fillim të spektaklit kam parë këtë shenjë që thotë: “Zbuloje gjininë e fëmijës tim”.
Siç dëshmohet nga klipi prej 30 sekondash, këngëtares i dorëzohet letra nga një prej balerinëve të saj.
Ndërsa turma mbante frymën, ikona e muzikës hapi letrën dhe ndaloi pak me një buzëqeshje në fytyrë para se të thoshte: “Vajzë”.
Beyoncé does a gender reveal for a couple at her Cologne show. pic.twitter.com/V9Sbe3UCSt
— Pop Base (@PopBase) June 15, 2023
Turma shprehu kënaqësinë e tyre për zbulimin dhe brohoriti ndërsa Beyonce uroi çiftin: “Urime! Urime”.