ShowBizzz

Beyonce pagoi 100,000 dollarë për t’i dërguar fansat në shtëpi të sigurt

Beyonce bëri një gjest humanizmi ndaj fansave të saj, në mënyrë që të sigurohej që të gjithë të kthehen të sigurt në shtëpi.

Duke pasur parasysh kushtet e motit dhe stuhinë intensive në Maryland, fansat e saj që erdhën në FedEx Field për ta dëgjuar atë, u përballën me vështirësi të mëdha si në transportin e tyre ashtu edhe gjatë qëndrimit në stadium.

Përkundër kësaj, publiku qëndroi aty me durim për të dëgjuar këngëtaren e tyre të preferuar, ku me një gjest ajo shprehu mirënjohjen e saj.

Sipas një raporti të E!News, ylli dha 100,000 dollarë për të mbajtur trenin hapur një orë më shumë se zakonisht dhe për t’u shërbyer fansave të saj.

Metro & Renaissance do të zgjasë trenin e fundit një orë shtesë për të përballuar stuhinë. Treni i fundit i linjës së argjendtë për në Ashburn sonte do të niset nga Bulevardi Morgan në orën 1:04 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin zyrtar në Tëitter.

Ai vijon duke thënë: “Për shkak të rrufesë në zonë, aktualisht jemi nën një strehë. Shikuesit jashtë portave dhe në parkingje u kërkohet të kthehen në makinat e tyre. Të gjithë spektatorët brenda stadiumit janë të lutur të strehohen në zona të mbuluara dhe rampa deri në një njoftim të dytë.”

Publiku, natyrisht, e lavdëroi artisten pasi dëgjuan kontributin e saj për t’u siguruar që ata të ktheheshin në shtëpi të sigurt./abcnews.al