Joe Biden ka thënë se nuk do të tërhiqet nga gara për presidencën amerikane pavarësisht presionit në rritje nga figura brenda partisë së tij.
Presidenti amerikan u kritikua ashpër për performancën e tij gjatë debatit të parë me rivalin republikan Donald Trump javën e shkuar.
Kjo çoi në thirrje nga brenda Partisë Demokratike për largimin e Biden dhe zëvendësimin me një kandidat tjetër për president. Dolën madje edhe emrat që mund ta zëvendësonin. 3 burra dhe dy gra. Mes tyre ishte edhe Kamala Harris.
Por 81-vjeçari i ka mbyllur thashethemet njëherë e mirë duke thënë: “Unë jam kandidati i Partisë Demokratike. Askush nuk po më nxjerr jashtë.”
/tiranapost